Rreth Nesh

You are here

Error message

Deprecated function: Array and string offset access syntax with curly braces is deprecated in include_once() (line 20 of /home/infcom1/public_html/subdomain/taskforca/includes/file.phar.inc).

Task-Forca e Transportit Rrugor është krijuar me vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 465, datë 26.7.2018.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 88, të ligjit nr. 8308, datë 18.3.1998, “Për transportet rrugore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave vendosi krijimin e Task-Forcës, si një strukturë e posaçme e përkohshme, për përmirësimin e nivelit të kontrollit rrugor të mjeteve motorike e rimorkiove të tyre, që shërbejnë për përdorimin ekonomik të tyre, për transport pasagjerësh e mallrash, si dhe kontrollin e njësive të autoriparimit, shitblerjes, depozitimit të mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura dhe veprimtaritë që lidhen me to.