- Kreu
- Rreth Nesh
- Komisioni Online
- Statistika
- Kontaktoni
Task-Forca e Transportit Rrugor ka këto funksione:
a) Kontrollin në terren, në përputhje me kushtet e përcaktuara në këtë vendim dhe akteve ligjore në fuqi, për zbatimin e ligjshmërisë së aktivitetit të:
b) Task-Forca për realizimin e objektit të saj ka të drejtë të kryejë kontrollin e mjeteve në vende të veçanta, të përcaktuara me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për transportin dhe ministrin e Brendshëm;
c) Hartimin e një plani masash administrative dhe organizative për fuqizimin dhe rritjen e frytshmërisë së strukturave që ofrojnë shërbime për transportin rrugor, si dhe për evidentimin e ndalimin e përdorimit të kundërligjshëm në transportin rrugor të pasagjerëve dhe mallrave, të mjeteve që nuk plotësojnë kriteret tekniko-ligjore;
ç) Bashkërendimin e punës me strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Policisë Rrugore, Autoritetit Rrugor Shtetëror dhe institucionet e tjera shtetërore, për identifikimin dhe zbatimin e masave në funksion të garantimit të zbatimit të kërkesave tekniko-ligjore prej operatorëve ekonomikë, që kryejnë transport pasagjerësh dhe mallrash;
d) Bashkërendimin e punës me strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Policisë Rrugore për ndërhyrjet e nevojshme për zbatimin e masave teknike;
dh) Bashkërendimin e punës me strukturat e Policisë Rrugore, sipas qarqeve, për mbështetjen e veprimeve në terren të punonjësve të Task-Forcës, gjatë ndalimit të veprimtarive të kundërligjshme, që konstatohen gjatë ushtrimit të detyrës në terren;
e) Bashkëpunimin me strukturat e Policisë Rrugore për ndjekjen me përparësi të kallëzimeve të depozituara për shkeljet në këtë aktivitet prej operatorëve apo individëve të ndryshëm;
ë) Kontrollin e zbatimit të detyrave të lëna për strukturat që ofrojnë shërbime për transportin rrugor dhe institucionet e tjera të ngarkuara në përputhje me këtë vendim.
f) Evidentimin e nevojave emergjente për t’i paraprirë punës me ndryshimet e mundshme të kuadrit ligjor, nënligjor e rregullator, të cilat ndikojnë në përmirësimin e treguesve të veprimtarisë në këtë sektor;
g) Çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë apo këshilli drejtues i DPSHTRR-së.